"Pa kufi" në Luginë, artistët përmbyllën koloninë e tyre, merr pjesë edhe ministri Makolli (foto)
Lokale

"Pa kufi" në Luginë, artistët përmbyllën koloninë e tyre, merr pjesë edhe ministri Makolli (foto)

22.Aug.2014 21:51
0
Artistët nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia, në Preshevë kanë promovuar veprat dhe aftësitë e tyre artistike me qëllim të përfshirjes së artit në përditshmërinë e shoqërisë shqiptare të Luginës si dhe integrimin e tyre me pjesën tjetër të kombit.

Sot (e premte) që ishte dita e fundit e qëndrimit të tyre, kolonia artistike e titulluar “Pa kufi”, në Luginë shpalosën veprat e tyre artistike të bëra në Luginë, përderisa një vizitë ekspozitës së tyre i bëri Ministri i Diasporës së Qeverisë së Kosovës, Ibrahim Makolli.

“Është me rëndësi të veçantë që ky aktivitet mbahen në Kosovën Lindore për shkak të rrethanave që gjendet kjo pjesë, ndaj kësisoji dëshmojmë edhe njëherë se pavarësisht rrethanave të cilat gjendet kjo pjesë e kombit tonë me që tash bënë pjesë në një tërësi të një trupi të kombit tonë dhe poashtu bënë pjesë në një krijimtari të përgjithshme tonën kombëtare”, u shpreh para të pranishmëve ministri Makolli, raporton Titulli.

Ai gjithashtu theksoi se këtu nuk është në diasporë por në Kosovën Lindore duke shtuar se kjo është pjesë e kombit tonë.

Artistët shqiptar pjesëmarrjen në koloninë artistike në Luginë e vlerësuan diçka që kalon kufijtë e artit. Ata me emocione u shprehën se qëndrimi për pesë ditë në Bujanoc dhe Preshevë ka arrit që të mbushë edhe një zbrazëti shpirtërore, qëndrimi në këto troje shqiptare.

“Kamë marrë pjesë në koloni artistike të ndryshme, mirëpo sikur kjo në Luginë të Preshevës nuk ishte asnjë. Mikpritje si këtu në kamë gjet askund në trojet ku kamë qëndruar. Që në momentin kur u vura në dijeni nga galeria “Qahili” me qenë prezentë në këtë Luginë, e cila është një krahinë shqiptare tepër specifike për të gjithë ne shqiptarët. Duhet të them që jemi të lumtur që jemi prezent pasi pikturuam peizazhe të natyrës, jetën, atmosferën në këtë hapësirë shqiptare”, u shprehë artisti Kujtim Buza.

Edhe pjesëmarrësit nga Lugina të pranishëm në këtë ekspozitë të artistëve nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia vlerësuan lartë veprat e tyre e sidomos pjesëmarrjen në këtë rajon.

Përndryshe në koloninë artistike “Pa kufi” morën pjesë gjithsejtë 24 artistë: Bardha Buza, Agron Dine, Buron Kaceli, Kujtim Buza, Mustafa Arapi, Sadik Kasa, Sefedin Stafa, Esat Valla, Luan Shahiqi, Musa Kalaveshi, Mumin Jashari, Veli Blakqori, Arben Shala, Mentor Avdili, Lindita Beqiri, Nehat Beqiri, Altin Hetemi, Fitore Fejzullahu, Flutra Aliu, Leoneta Abdyli, Sabedin Hetemi, Selman Selmani, Valon Arifi e Eshref Qahili.

Ata për pesë ditë rresht, nga 18 deri më 22 gusht pikturuan pjesë të ndryshme të Luginës, veprimtaria e të cilëve kishte ngjallë kureshtje në mesin e banorëve të Preshevës e Bujanocit.

Ky aktivitet kulturorë në Luginë ishte organizuar nga galeria “Qahili” me seli në Prishtinë me mbështetje të Ministrisë së Diasporës së Qeverisë së Kosovës.

Në ditën përmbyllëse ku u ekspozuan veprat e artistëve të pranishëm ishin edhe dy deputetët shqiptar nga Lugina, Riza Halimi e Shaip Kamberi./Titulli.com/

Shqiptari nga Presheva vritet në xhami, dyshohet për hakmarrje
Rainca e Preshevës: Mëhallët dhe toponimia
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration